Gazetarja Arta Rexhepi ka folur për ndarjet e VIP-ve që po ndodhin në skenën e shoubizit vendor.
Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se shkak për ndarjen e çifteve nuk mendon se është vetëm tradhtia, por edhe faktorë të tjerë.
"Trendi i ndarjeve nuk po fillon vetëm nga VIP-at por edhe njerëzit e thjeshtë. Mendoj se artistët e kanë një shpirt më ndryshe, mendoj se u duhet të jenë të frymëzuar. Kur i shohim edhe ndërkombëtarët nuk e kanë jetën normale të themi".
"Për dikë është normale edhe t'i ketë katër martesa, kush jemi ne të gjykojmë. Në Kosovë çdo vit është duke u rritur numri i ndarjeve, mendoj se nuk është vetëm tradhtia për ndarjet, ndoshta edhe mirëqenia, por ndoshta ne edhe po ndryshojmë", ka thënë Rexhepo. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=SkZne2-qegg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.