Real Madridi ka shënuar fitore të zorshme si mysafir i Real Sociedadit në La Liga.
Kylian Mbappe shënoi në minutën e 12-të për Mbretërit.
20 minuta më vonë u skuq Dean Huijsen duke ia komplikuar punën ekipit të vet.
Mirëpo në skenë doli Arda Guler i cili dyfishoi avantazhin për mysafirët në minutën e 44-t.
Mikel Oyarzabal ngushtoi epërsinë në minutën e 56-të nga penaltia e shkaktuar nga Dani Carvajal.
Kjo është fitorja e katërt në katër ndeshjet e para në La Liga për skuadrën e Xabi Alonsos.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.