Lajmet e fundit

Ne zgjodhëm këtë rrugë 250 vjet më parë, por aty filloi puna, jo aty përfundoi. Ende nuk i kemi përmbushur plotësisht këto fjalë të Deklaratës, por nuk jemi larguar kurrë prej tyre dhe shpresoj që këtë 4 Korrik të angazhohemi se nuk do ta bëjmë kurrë”, është shprehur Biden.Edhe Barack Obama publikoi një mesazh, duke rikujtuar pjesë nga fjalimi që mbajti muajin e kaluar në hapjen e muzeut presidencial me emrin e tij. Sipas Obamës, Amerika ka ende punë për të bërë për të përmbushur idealet mbi të cilat u themelua.
Çdo brez duhet të vazhdojë punën e papërfunduar të brezit paraardhës, duke mbrojtur atë që është e drejtë, duke korrigjuar atë që është gabim dhe duke e bërë vendin tonë edhe më të mirë”, tha ai.Ndërkohë, ish-presidenti George W. Bush u bëri thirrje amerikanëve që të jenë qytetarë aktivë dhe jo vetëm vëzhgues.
250 vitet e ardhshme kërkojnë që amerikanët të jenë qytetarë, jo spektatorë. Ata duhet të interesohen për mirëqenien e vendit dhe të komuniteteve ku jetojnë”, deklaroi Bush.Në mesazhin e tij, edhe Bill Clinton uroi amerikanët për përvjetorin historik, por njëkohësisht foli edhe për sfidat politike me të cilat përballet vendi.
Sot e festojmë këtë moment historik në një periudhë të ndarjeve të thella, pyetjeve të reja për të ardhmen dhe rolin e Amerikës në botë, si dhe kërcënimeve serioze ndaj institucioneve dhe vetë demokracisë sonë”, u shpreh Clinton.