Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth plagosjes së një personi në Fushë Kosovë.
Rasti ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku sipas policisë, katër të dyshuar kishin sulmuar dy burra, ku njëri prej tyre kishte pësuar plagë nga thika.
Rastin për Klankosova.tv e kishin konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, kishte deklaruar ajo për Klanin.
https://klankosova.tv/theret-nje-person-ne-fushe-kosove-2/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.