17.07.2019 · përditësuar para 2548 dite1 min lexim
Dukesha Kate Middleton raportohet se e ngushëlloi dukeshën Meghan Markle në Wimbledon në momentin kur Serena Williams humbi ndeshjen ndaj Simona Halep.
Për ata që nuk e dinë, Meghan dhe Serena janë mikesha të ngushta dhe të dy dukeshat shkuan së bashku në Wimbledon për ta parë nga afër ndeshjen finale.
“Kate e zgjati dorën në krah të Meghan për ta ngushëlluar”, i tha një shikues revistës People rreth asaj se çfarë ndodhi pas humbjes së Serenës.
Ky burim po ashtu shtoi se të dy kunatat ishin “të çiltra dhe të ëmbla së bashku”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.