Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka thënë se është "jashtëzakonisht mirënjohëse", pasi mori dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.
39 vjeçarja shkroi në Twitter lidhur me këtë gjë, pasi u pa në një qendër të drejtuar nga NHS në Muzeun Shkencor të Londrës të premten, raporton pagesix, përcjell klankosova.tv.
"Dje kam marrë dozën time të parë të vaksinës COVID-19 në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht falënderuese për të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë aksion. Faleminderit për gjithçka që po bëni!", ka shkruar ajo.
Kate, në foton duke u vaksinuar shihet me një maskë blu në fytyrë, kurse në pjesën e sipërme ka të veshur një bluzë ngjyrë krem dhe xhinse të ngushta.
Përndryshe, Middleton është anëtarja e fundit e familjes mbretërore që vaksinohet, përderisa burri i saj, Princi William, ka marrë dozën e parë javën e kaluar. Ai atje kishte pranuar se e kishte kaluar virusin gjatë muajit prill 2020 pa treguar në publik dhe se iu desh të izolohej nga familja e tij derisa kishte vështirësi me frymëmarrjen.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.