Shumë prindër e kanë çmuar reagimin e ëmbël të Kate Middleton kur e bija e saj Princesha Charlotte ua nxori gjuhën turmës në një ngjarje bamirësie.
Nëpër video të ndryshme Dukesha e Cambridge shihet duke nxitur të bijën katër vjeçare që t’i përshëndes njerëzit në Cowes, por princesha pati tjetër ide, shkruan Sun, transmeton Klan Kosova.
“Reagimi i Kate është për t’u çmuar. Menduat se mund të kishte qenë më mirë se aq reagimi i Princeshës”, thuhet në njërin prej komenteve.
Komenti tjetër thotë: “Veç një fëmijë normal. A i kontrolloni ju të gjitha lëvizjet e tyre. Përgjigja e Kate ishte fantastike”.
Kur Princesha Charlotte nxori gjuhën me ëmbëlsi, Kate u pa tek shpërtheu në të qeshura – si shumë dashamirës.
“Më pëlqen reagimi i Kate”, tha njëra, kurse tjetra “Më habit Kate me hijeshinë e saj këtu! Ajo është aq e bukur”.
https://www.youtube.com/watch?v=uRGq3BPiyng
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.