12.08.2019 · përditësuar para 2522 dite1 min lexim
Pamja e fundit e Kate Middleton e bëri atë prezente në media.
Dukesha 37 vjeçare e Cambridge të enjten shkoi në në Regatta të King's Cup në Angli në një garë me vela, njofton Klan Kosova.
Por ajo që ngjalli komentime në këtë garë bamirësie ishin pantallonat e shkurtra të dukeshës.
Para se të hipte në një varkë, Middleton ishte e veshur me një xhaketë sportive, kapelë bejsbolli dhe pantallona të shkurtra marine.
Një ‘artikull’ veshjesh me të cilin Kate nuk është veshur kurrë që kur u bë anëtare e familjes mbretërore në 2011.
Herën e fundit ku dukesha veshi pantallona të shkurtra në publik ishte në një festë në disko në vitin 2008.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.