Që një nuse të bëjë grimin në ditën e saj të dasmës, do guxim, e lëre më një mbretëreshë e ardhshme, që pritej të kishte vëmendjen e miliona fansave mbretërorë, në gjithë botën.
E këtë, thuhet ta kishte bërë vetë, mëngjesin e ditës së saj më të madhe, në prill të 2011-ës, Kate Middleton, transmeton klankosova.tv.
Ajo bëri paraqitje mahnitëse, duke dalë në Westminster Abbey me një grim të përsosur natyral që rrezatonte bukurinë e nuses.
Ndërsa mediat raportojnë se ajo kishte marrë mësime nga Arabella Preston, një guru bukurie e specializuar në bërjen e nuseve.
[caption id="attachment_2061585" align="aligncenter" width="750"]

Kate Middleton[/caption]
Artistja e grimit erdhi për një seri takimesh sy më sy, në Clarence House para dasmës me Princin Ëilliam dhe tha për studenten e saj: "Ajo dukej e mrekullueshme. Absolutisht e bukur.'
Kate në ditën e dasmës së saj kishte fytyrë të freskët duke zgjedhur një bazë me shkëlqim për të treguar bukurinë e saj natyrale.
Megjithatë edhe më parë, ajo ishte parë duke vizituar sallonin e bukurisë The Retreat në Neëbury, afër shtëpisë së saj familjare, një javë para ngjarjes.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.