Lajmet e fundit

Ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka mohuar mundësinë e vazhdimit të karrierës në Katar.
Kontrata e 34 vjeçarit skadon në fund të kësaj sezone, kështu që ai ende ka kohë për të menduar për të ardhmen e tij.
Ai ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në kampionatin amerikan dhe atë anglez, por Qatar Stars League është po ashtu një opsion i mirë.
“Jam në një kontratë e cila skadon në fund të këtij sezoni. Jam pothuajse i lirë për të menduar se çka dua të bëjë”.
“Tash për tash jam i fokusuar në PSG. Kam edhe gjashtë muaj dhe dua të jap më të mirën time”, ka thënë Ibrahimovic, transmeton Klan Kosova.