27.10.2018 · përditësuar para 2835 dite1 min lexim
Katari është shteti që do të organizojë Kampionatin Botëror 2022, që llogaritët si ngjarja më e madhe sportive që është organizuar në këtë shtet, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të temperaturave të larta në këtë shtet, karakteristikë e atij kampionati do të jetë se do të zhvillohet në dimër për shkak të vapës së madhe gjatë verës në këtë shtet.
Ditëve të fundit presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino,qëndroi në Doha nga ku edhe lavdëroi punimet që janë bërë ne Katar për ndërtimin e Infrastrukturës.
“Mund të shihni që është bërë shumë përparim që katër vite para botërorit”, u shpreh Infantino gjatë një vizite në stadiumin e Al Vakrahs, që do të mbajë 40 mijë vende për shikues.
“Ky botëror është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Katarin, por për të gjithë zonën, e cila e ka shumë pasion futbollin dhe investon shumë për të”, ka shtuar ai.
Një karakteristike tjetër e këtyre stadiumeve që u bë e ditur është se ata do të kenë ajër të kondicionuar për shkak të temperaturave të larta, në vendin që është i pari nga vendet arabe që organizon botëror futbolli.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.