Lajmet e fundit

Barcelona ka shfaqur interesim që ta transferojë futbollistin meksikan, Hirving Lozano, sipas raportimeve të Don Balon.
Katalunasit por edhe rivalët e tyre, Real Madridi, po e përcjellin nga afër lojtarin e klubit holandez, PSV Eindhoven, sipas Don Balon.
Kampionët e Spanjës e shohin atë si lehtësim të barrës së Lionel Messi-t në rast të largimit të Luis Suarezit, ndërkaq Madridi mendon se ai do t’i përshtatej skuadrës së tyre aktuale.