Lajmet e fundit

Hidrologu, Bashkim Kastrati në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe nesër deri në orët e pasdites.
Ai shtoi se, vetëm para një ore, është bërë e ditur se në territorin e Kosovës janë regjistruar deri në 50 mm reshje brenda 24 orëve të fundit.
"Në Junik, për shembull, janë regjistruar mbi 130 mm reshje brenda 24 orëve, një sasi që shpesh është e barabartë me sasinë mujore. Situata ishte vërtetë e rënduar, me përvojën time shumë vjeçare në IHMK nuk më ka rastis të shoh rritjen të prurjeve dhe të nivelit të ujit në lumin e Erenikut
“Vetëm para një ore, ne njoftuam se mesatarisht brenda 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë rënë deri në 50 mm reshje. Në Junik psh, janë regjistruar brenda 24 orëve mbi 130 mm reshje, që shpesh herë është sasia mujore.
“Në kushte të tilla, ku ngopshmëria e tokës është shumë e lartë, avullimi është fare i paktë, temperaturat janë relativisht të ulëta, dhe kjo sasi që ka rënë është shumë e madhe për me mujt me tejkalu. Problemi qëndron te prrockat që gravitojnë dhe i ushqejnë lumenjtë. Edhe vendet më të zhvilluara është shumë e vështirë që të parashikohen përmbytjet e shpejta”,vijoi ai.
Ndiqeni videon për më shumë detaje;