Alban Kastrati nga "Sunny Hill Festival", në emisionin “Ora e Pasdites” tha se bazuar në numrat pjesëmarrësve të viti 2025, sipas tij, pritet që ky vit të jetë edicioni më i madh i këtij festivali në Prishtinë.
Sipas Kastratit, "Sunny Hill Festival 2025" do të jetë unik jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, transmeton Klankosova.tv.
“Risia e këtij viti është se kemi audiencë të shtuar ndërkombëtare, njerëz që po vinë prej vendeve të ndryshme, prej Amerikës, prej Evropës, prej rajonit natyrisht. Kemi edhe një line-up tepër unik, që e bën festivalin Sunny Hill një prej destinacioneve më interesante dhe atraktive për Evropën, në këtë vikend që po vjen”, u shpreh Kastrati.
Derisa ai shton se ekipi i Sunny Hill Festival po punon shumë për të arritur më të mirën për audiencën që do marrin pjesë nga 1 gushti deri më 3 gusht.
Ndryshe, Kastrati tregoi se pjesëmarrësit mund të pajisen me byzylykun e dorës, që mundësojnë hyrjen në Festival, deri sonte në ora 23:00.
https://www.youtube.com/watch?v=MNkQKA1rDWc
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.