Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ardian Kastrati, në DPT te Fidani në Klan Kosova, i ka komentuar rezultatet zgjedhore të 7 qershorit.
Ai tha se Albin Kurti iu dha njerëzve më shumë propagandë se zgjidhje.
"Fitoi, por si fitoi? Tash numrat nuk janë të njëjtë. Afërsisht 150 mijë vota i humbi dhe kjo flet shumë që do të thotë një pjesë e madhe e qytetarëve rezidentë e refuzoi. E refuzuan sepse si të thuash, iu harxhua këtij kapitali i shpresave të rreme".
"Ky iu ofroi njerëzve më shumë propagandë se rezultate. Iu ofroi më shumë spektakël komunikativ sesa zgjidhje për problemet e përditshme. Më shumë popullizëm sesa konsensus", shtoi Kastrati, i cili shtoi se Kurtin e braktisën 150 mijë njerëz.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.