1 milion e 589 mijë e 659.
Ky është numri i popullsisë së Kosovës, që ka dalë nga procesi i regjistrimit që Agjencia e Statistikave e zhvilloi këtë vit, nga 5 prilli e deri më 17 maj.
Në vitin 2011, kur edhe është zhvilluar procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë, Kosova kishte 1.739.825 banorë.
E kjo rënie e numrit të popullsisë ka krijuar shqetësim në Kosovë.
E për këtë ka folur ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai se rënia e natalitetit (shkallës së lindshmërisë) dhe migracioni apo ikja e popullsisë në vendet perëndimore, janë dy faktorët se pse ka rënë edhe numri i popullsisë.
"Kjo vërehet në fushën e fuqisë punëtore, në ekonomi por edhe në fakultet vërehet që ka rënie drastike", tha ai.
Kastrati theksoi se gjatë këtyre 13 viteve, Kosovën e kanë lëshuar 400 mijë persona.
https://www.youtube.com/watch?v=JU50t3kcQtk
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.