Lajmet e fundit

Po unë e di se jam i informuar që NATO që një kohë është duke rishikuar pozicionin e vet apo më mirë them numrin e prezencës ushtarake këtu në Kosovë”, deklaroi ai në Klankosova.Sipas tij, çdo njësi ndërkombëtare në Kosovë raporton në baza ditore mbi gjendjen e sigurisë.
Çdo kontingjent i shteteve që qëndrojnë këtu në Kosovë kanë edhe inteligjencën e vet dhe ata raportojnë baza ditore mbi situatën e sigurisë këtu në Kosovë”, u shpreh Kastrati.Ai theksoi se Kosova duhet të jetë më aktive në komunikim me Brukselin lidhur me planifikimin e ardhshëm të forcave të NATO-s në vend.
Ka më shumë se një vit që e kam thënë në studio të ndryshme se Kosova do duhej dalë ngadalë të hyjë në kontakt me Brukselin për planifikimin e ardhshëm të forcave të NATO-s në Kosovë”, tha ai.Kastrati kujtoi se Plani zhvillimor i Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në vitin 2028 pritet të arrijë fazën përfundimtare të kapaciteteve operacionale.
Plani 10-vjeçar zhvillimor i Forcave tona të Armatosura po i vjen deri në fund në 2028, ata duhet të jenë operacional dhe të kompletuar me të gjitha njësitë, pajisjet dhe armatimin e planifikuar”, deklaroi ai.Sipas tij, në këtë fazë krijohen kushtet që disa prej detyrave të KFOR-it të mund të kalojnë gradualisht te institucionet vendore të sigurisë.
Atëherë normal që pjeken edhe kushtet që dalë ngadalë disa nga detyrat që KFOR-i ka aktualisht të mund të barten te forcat tona të armatosura apo forcat vendore”, tha Kastrati.Ai vlerësoi se një proces i tillë nuk paraqet rrezik për Kosovën, duke theksuar se NATO do të mbetet e pranishme në vend deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Aleancë.