12.11.2018 · përditësuar para 2802 dite1 min lexim
Kopshti zoologjik i Maryland-it ka krijuar një karrocë LEGO-je për një breshkë të lënduar. Ata e kanë gjetur këtë breshkë me një plastron të thyer në një park të Baltimore.
Me të gjetur breshkën, e kanë dërguar menjëherë në kopshtin e Maryland-it për ta trajtuar.
Aty Garret Graes i kishte lindur ideja për ta ndërtuar një karroce prej LEGO-sh për të ndihmuar në rikuperimin e tij.
Kështu, Graes ia kishte dërguar disa skeçe një shoqeje të tij në Danimarkë e cila më pas kishte kontribuar me specifika sa i përket LEGO-s në tentim për ta ndërtuar karrocën.
Pas dy muajsh, breshka është adaptuar shumë shpejtë në karrocën e re, dhe tash mund të ecë vetë, ndërkaq vitin e ardhshëm pritet lirimi i tij në vendin ku është gjetur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.