Njihuni me Mukha dhe Sharik ... dy qen shumë të veçantë.
Kur janë duke ecur, ata përdorin karriget me rrota të veçanta për të qarkulluar.
Të dy qentë u abuzuan nga njerëzit dhe u lanë pa përdorimin e këmbëve të tyre të pasme.
Për fat të mirë ata tani janë nën kujdesje të 'Special Friend' një qendër shpëtimi e cila merr qen me nevoja komplekse të cilët janë refuzuar nga strehimoret e tjera të kafshëve, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Themeluesja Taisiya Kaburneyeva dhe ndihmësja e saj Varvara Poddubnaya kujdesen për qentë me aftësi të kufizuara.
Ata janë nga Frakishtak, një kompani në Ukrainë e cila është e specializuar në prodhimin e pajisjeve për kafshët me aftësi të kufizuara.
Ato kushtojnë midis 200 dhe 750 euro në varësi të madhësisë, të paguar nga Kabuneyeva dhe donacioneve.
https://www.youtube.com/watch?v=vrmnFIaYLHU
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.