Lajmet e fundit

C.C Catch u formua nga pop këngëtarja gjermane Caroline Catherine Müller.
Këngët e pavdekshme viejn nga zëri i saj i mrekullueshëm ku edhe hiti i saj më i njohur u bë në bashkpunim me Dieter Bohlen në vitet 80-ta.
Caroline Catherine Müller, lindi në Holandë për të lëvizur pastaj në Gjermani në vitet 70-ta së bashku me familjen e saj.
Si e vogël e mrekullueshmja Caroline, kishte ëndërr që të bëhej një këngëtare e devotshme e që dicka të tillë edhe e arriti teksa prindërit e saj vërejtën talentin që bartte ajo qysh si fëmijë.
Fillimisht C.C Catch, nuk ekzistonte ngase Caroline po bënte pjesë në një grup tjetër muzikor gjerman të quajtur Optimal, e që përbëhej prej 4 vajzave, transmeton Klan Kosova.
Përderisa këngëtarja në fjalë po ekzekutonte në një shfaqje në Hamburg të Gjermanisë, talentin e saj e zbuloi dhe e dëshironte tekstshkruesi njëkohësisht edhe njëri nga anëtarët e grupit tjetër të hiteve muzikore Modern Talking, Dieter Bohlen.
Kështu pas gjithë këtyre angazhimeve Bohlen dhe Caroline vendosën vet që artisten ta quajnë me emrin C.C Catch.
Arsyeja për këtë emër ishin inicialet e këngëtares në fjalë ndërsa ‘’Catch’’ erdhi për arsyen se vet Caroline C. Müller, mendonte që kjo ishte një ide e mrekullueshme.
Kështu në vitet e 80-ta C.C Catch, bëri rrëmujën e tij në të mirë duke bërë kështu që tekstet dhe tingujt e tillë të mbeten të pavdekshëm, përcjellë Klan Kosova.
‘’I can Lose My Heart Tonight’’, ishte hiti debutues që hyri edhe në listat e disa vendeve Europiane duke përfshirë këtu Gjermaninë dhe Zvicërën, transmeton Klan Kosova, duke qenë kështu në Top-20 e parë.
Hitet tjera të C.C Catch, mund ti gjeni si vijon:
Cause You Are Young
Can Lose My Heart Tonight
Heaven and Hell
Jump in My Car
Strangers By Night
Good Guys Only Win in Movies
You Can’t Run Aëay From It
Heartbreak Hotel
Backseat of Your Cadillac
Survivor
C.C Catch, e lindur më 1964 tashmë gëzon 55 vite.