Lajmet e fundit
Gadiani ka thënë se mundësia për të punuar me bashkëkombasin e tij ishte arsyeja pse ai kaloi tek Liverpool.

Nënshkrimi i ri i Liverpool, Loris Karius e ka quajtur Jurgen Kloop si një nga menaxherët më të mirë në botë dhe ka thënë se mundësia për të punuar me të ishte një nga arsyet pse ai u transferua në Anfield.
Gardiani gjerman kaloi tek Reds nga Mainz për 4.7 milionë funte, me një kontratë pesëvjeçare.
Kloop ishte qenësor në nënshkrimin me të, pasi njihet si trajner që punon shumë me talentët e rinj.
"Ai ishte faktor i madh sepse është një nga menaxherët më të mirë në botë dhe nxjerr më të mirën nga lojtarët e rinj", ka thënë Karius.
"Klubi është me traditë po ashtu, ka atmosferë që s'është e zakonshme".
"Natyrisht jam përmirësuar edhe financiarisht me këtë transfer. Pra, me një fjalë, të gjitha u kryen siç duhet".