12.08.2016 · përditësuar para 3624 dite1 min lexim
Michael Phelps e ka fituar medaljen e 22-të të artë duke i mposhtur kundërshtarët në kategorinë 200 metra stil i përzier, njofton Klan Kosova.
Është hera e katërt rresht që Phelps e fiton të artën olimpike në këtë kategori.
Një grup artistësh i kanë realizuar një karikaturë rekordmenit olimpik, i cili mori plot 22 medalje nga garat më të rëndësishme në botë.
Kosuke Hagino i Japonisë ishte i dyti, kurse Wang Shun nga Kina mori të bronztën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.