Aktori dhe producenti Naser Rafuna ka folur për mbylljen e serisë së njohur kosovare “Çka ka Shpija”, pas 13 vitesh dhe mbi 500 episode.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Rafuna rrëfeu me mallëngjim e emocion për përfundimin e serialit.
"Është një mallëngjim i papërshkrueshëm, çdo pjesë e kësaj shtëpie është kujtim i veçantë për mua dhe për gjithë jetën time, dmth gjithçka”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi po ashtu se, ndryshe nga shumë seriale kosovare që, sipas tij, ndërpriten papritur, kjo seri u përfundua në mënyrë të organizuar dhe pa borxh ndaj askujt.
“Kaq e ka pas ky serial, por e bukura është se çdo serial në Kosovë, në mënyrë të vrazhdë, është ndërprerë, e për herë të parë jam krenar që u ndërpre pa i pas borxh kërkujt, e me organizim”, potencoi producenti.
Ndiqni intervistën e plotë:
https://youtu.be/Gp6gadMHcuU
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.