Lajmet e fundit

Futbollisti i Trepçës ’89 Ardian Muja ka pësuar një lëndim të rëndë në vikendin e kaluar në ndeshjen përballë Dritës.
Klubi mitrovicas ka bërë të ditur se Muja pas dhimbjeve që ka pasur pas përfundimit të ndeshjes është dërguar në spital, ku është rezultuar se pas goditjes që e ka pësuar ka çarë veshkën, njofton Klankosova.tv.
Klubi nga Mitrovica tregoi se mjekët e kanë këshilluar lojtarin që të qëndrojë i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella.
“Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar brenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njëjta nuk u akordua nga Referët e ndeshjes”.
“Pas ndeshjes Ardian Muja ndiente dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjes së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella”.
Trepça ’89 theksoi se kapiteni i tyre do të jetë një mungesë e madhe por që shpresojnë se ky lëndim të kaloj pa pasoja.