Lajmet e fundit

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti mund ta bëjë paraqitjen e parë këtë sezon në vikendin e ardhshëm, ku Roma i shkon si mysafir Frosinones.
38 vjeçari pritet të zbarkoj në fushë për herë të parë këtë edicion pasi dy ndeshjet hapëse i kaloj në bankën rezervë ndaj Hellas Verona dhe Juventusit.
Tuttomercatoëeb.com raporton që “Er Puponë” është në linjë për të startuar kundër ekipit që hyri sivjet në Serie A, Frosinone dhe mund ta ketë partner boshnjakun Edin Dzeko.
Që prej paraqitjes së parë si 16 vjeçar në vitin 1993,Totti ka bërë 588 paraqitje në Serie A për Romën duke shënuar243 gola. Fituesi i kupës së botës ka luajtur për Italinë 58 herë duke shënuar 9 gola.