Lajmet e fundit

Prishtina ka fituar ndaj Dritës me shifrat 1-0, në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.
Golin e vetëm për kryeqytetasit, e realizoi kapiteni Lorik Boshnjaku në minutën e 105-të të kohës shtesë, pasi koha e rregullt e ndeshjes kishte përfunduar me barazim pa gola.
Në anën tjetër, futbollistët e Dritës u munduan t’i barazonin shifrat, megjithatë përpjekjet e Erjon Vucaj dhe Xhevdet Shabanit nuk rezultuan të suksesshme.
Goli dhe detaje tjera nga ndeshja, në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=zgApl_0IA5Y&feature=youtu.be