Lajmet e fundit

Personi i dyshuar për vrasjet në Solingen është siriani Isa H.
Sipas Spiegel, Isa H. është 26 vjeç, mysliman sunit. Ai ka shkuar në Gjermani në dhjetor 2022 dhe ka bërë kërkesë për azil. Një vit më vonë ai ka marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme.
Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali, Herbert Reul tha, se atentatori i dyshuar i është dorëzuar njësisë policore. "Kemi të dyshuarin, që e kërkuam gjatë gjithë ditës", tha Reul në orët e vona të mbrëmjes së shtunë, sipas Spiegel. Ky person është "në shkallën më të lartë" i dyshuar, tha Reul. Veshja e personit të kapur të dyshuar ishte e pistë dhe me gjak.
Policia kishte kryer hetime në një strehimore azili gjatë dits.
Të premten mbrëma, gjatë një festivali në Solingen të Gjermanisë, një person sulmoi me thikë kalimtarët e rastit, duke lënë të vdekur tre persona dhe disa të plagosur.
Gjatë të shtunës, organizata terroriste Shteti Islamik mori përsipër sulmin.