Kanye West ka heshtur gjatë javëve të kaluara që kur lajmi i divorcit me Kim Kardashian, u përhap në fillim të janarit.
Muajin e kaluar u tha se Kardashian dhe West kishin filluar të merrnin pjesë në këshillimin për martesë, por më pas pati raportime se ata kishin hequr dorë nga seancat shumë shpejtë. Tani kur jemi në pritje të një divorci, thuhet se reperi po paketon sendet e tij, domethënë një ton me atlete.
Sipas Page Six, e njëjta faqe që dha lajmin e parë për divorcin, West ka qenë i zënë duke i marrë gjërat nga shtëpia ndërsa Kardashian është në pushime me familjen. Burime thonë se reperi u nis nga rezidenca e Calabasas me 500 palë atlete me vete. Nuk dihet nëse të gjitha ishin Yeezys.
"Ata të dy mendojnë se do të ishte më pak dramatike pa të dy në shtëpi", tha një burim për Page Six.
Më 5 janar, Page Six raportoi se divorci i Kardashain dhe West ishte "i pashmangshëm", transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.