Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po bëhet edhe më e nxehtë!
Kjo pasi reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar edhe njëherë në rrjete sociale kandidaturën për president të ardhshëm të SHBA-së.
Në një reagim të tij në twitter ai tregon vendimin e tij se do t’i rreket garës për t’u bërë president i ardhshëm.
''Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë'', shkroi ai.
''Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës'', shprehet West.
https://twitter.com/kanyewest/status/1279575273365594112?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1279575273365594112%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.cnn.com%2F2020%2F07%2F05%2Fentertainment%2Fkanye-west-running-for-president-trnd%2Findex.html
Kjo cicërimë e Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION, por duke qenë se zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së mbahen më 3 nëntor, shpallja e kandidaturës katër muaj para është e paqartë nëse është shaka apo Kanye e ka seriozisht.
Gjithashtu afati zyrtar për të shpallur kandidaturën e pavarur ka përfunduar në disa shtete.
Kanye West është i martuar me bukuroshen Kim Kardashian dhe gëzojnë katër fëmijë bashkë.
Por kjo nuk është hera e parë që reperi flet për dëshirën e tij për t’u bërë president i SHBA-së.
Më 2018-ën, shkroi ''2024'' në twitter, reagim ky që u interpretua si një sinjal që ai do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
https://klankosova.tv/ky-postim-verteton-se-kanye-west-do-te-kandidoje-per-president-te-shba-ve/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.