Kanye West ka folur për dëshirën e tij për të mos u divorcuar nga gruaja e tij Kim Kardashian, në një intervistë të re në Drink Champs të Revolt Tv, të enjten.
Në intervistën e cila si duket u regjistrua në tetor, bazuar në freskinë e prerjes së çuditshme të flokëve të reperit 44 vjeçar, Kanye tha se ai nuk ishte ‘i divorcuar’ nga gruaja e tij e ndarë dhe pretendoi se nuk ka parë letra divorci ende.
Reperi shtoi se divorci ishte i vështirë për katër fëmijët e tyre, të cilët donin t’i shihnin ata të qëndronin së bashku.
“Unë dua që ne të jemi bashkë”, shtoi Kanye, përpara se të ankohej se ‘mediat’ nuk donin që ai dhe Kim të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.