Kanye West dhe Irina Shayk duket se nuk po takohen më.
Dyshja të cilët njihen prej vitesh, u përfol se kishin krijuar një romancë pas ndarjes së Kanyes nga Kim Kardashian.
Ata u fotografuan së bashku disa herë, por asnjëherë nuk e bënë publike romancën e tyre, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo, burimet pranë 44 vjeçarit nuk kanë thënë diçka konkrete në lidhje me këtë ndarje.
"Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij, megjithatë nuk ishte kurrë një gjë serioze, pavarësisht të gjithave ata mbeten miq”, thanë ata.
Ndërkaq, ditëve të fundit po përflitet se Kanye dhe Kim janë rikthyer bashkë, pasi janë parë disa herë pranë njëri-tjetrit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.