Reperi Kanye West është kthyer në Instagram pas më shumë se dy vitesh larg nga rrjetet sociale.
44 vjeçari habiti fansat duke u kthyer në platformën e mediave sociale për të ndarë me ta lajmin për projektin e ri.
Kthimi i Kanyes vjen disa ditë para se të dalë albumi i tij i 10-të me radhë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Ylli ndau gjithashtu pamje të zinxhirëve të tij të arit, ku ka të shkruat emrat e fëmijëve të tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Projekti i radhës i Kanye West pritet që të publikohet më 23 korrik.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.