Kim Kardashian është përshtatur sërish me veshjen e Kanye West organizimin e dytë të promovimit të albumit “Donda” në Atlanta.
Sikurse koncerti i parë edhe i dyti u mbajt në stadiumin ‘Mercedes-Benz’, teksa Kimi dhe ish-burri i saj u panë të veshur me ngjyrën e njëjtë.
Në këtë koncert, Kanye prezantoi një këngë të re në të cilën një pjesë e tekstit është mjaftë ngacmuese.
“Koha dhe hapësira janë luks, por ti erdhe këtu për të treguar se je ende e dashuruar me mua”, thuhet në teskt.
Kimi shihej në publik duke biseduar me të dhe vajzën, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë koncertit të parë promovues të albumit “Donda” muajin e kaluar, Kanye kishte veshur veshje me ngjyrë të kuqe, e njëjtë ishte edhe Kimi.
Veshjet e njëjta të tyre, kanë nxitur dyshimet se ata mund të jenë ribashkuar, madje kjo si dhe pjesa e tekstit të këngës, po konsiderohen si kërkesë e Kanyes ndaj Kimit për t’u ribashkuar.
Albumi i tij “Donda” mban emrin e nënës së ndjerë të Kanyet, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare nga sëmundjet e zemrës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.