Reperi i njohur Kanye West ka nxitur spekulimet se ai e tradhtoi ish gruan e tij Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë.
Teksti i reperit në “Hurricane” jep disa detaje të pabesisë së tij gjatë kohës kur ata ishin të martuar.
Burime të shumta konfirmuan kuptimet e tekstit të këngës, e cila gjendet në albulim e fundit të reperit, i cili titullohet “Donda”, shkruan PageSix, transmeton Klankosova.tv.
"Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim," tha një burim i brendshëm.
Tutje, ky burim tha se nëse analizohet mirë teksti, vërehet se ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, pasi u bën prindër për herë të dytë.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.