Kanye West pati një surprizë për fansat e tij në eventin e “Donda”.
Reperi 44 vjeçar lansoi një këngë të re me bashkëpunëtorin e tij të shpeshtë, Jay-Z, duke shënuar projektin e tyre të parë së bashku në pesë vjet.
Kanye më parë tha se ai ishte ‘lënduar’ që Jay-Z dhe gruaja e tij Beyonce, nuk morën pjesë në dasmën e tij me Kim Kardashian në 2014. Ai më vonë thirri çiftin ndërsa performonte në turneun e tij Saint Pablo në vitin 2016.
Duket se ata janë miq shumë të mirë dhe ky bashkëpunim i cili është pjesë e albumit të ardhshëm të West, konfirmon gjithçka, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.