Lajmet e fundit

Anëtari i komunitetit hebraik-shqiptar David Kantozi, ka folur në Klan Kosova rreth situatës pas sulmit terrorist të grupit Hamas në "Rripin e Gazës".
Kantozi i cili jeton 70 kilometra larg zonës ku po zhvillohen luftimet më të mëdha.
Ai theksoi se grupi terrorist palestinez ka lëshuar mbi 5 mijë raketa për këto tre apo katër ditë.
"Humbjet tona kanë qenë shumë të rënda, shumë të mëdhaja, të cilat po i ndjejmë në çdo moment. Shpresojmë që Izraeli të jap përgjigjen e duhur fajtorëve dhe atyre që i kanë duart e lyera me gjak", tha Kantozi në Info Magazine në Klan Kosova.