Lajmet e fundit

Chelsea është e gatshme që t’i ndajë rrugët me N’Golo Kante-në sezonin e ardhshëm, ndërkaq tash gazeta spanjolle AS raporton që francezi është sërish në vëmendjen e Real Madridit.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën është lidhur ngushtë me të Bardhët tash e sa kohë, ndërkaq tani mund të jetë momenti që një transferim i tij të konkretizohet.
Ish-kampioni anglez me Leicester City-n ka katër sezone që luan te të Kaltrit, duke numëruar plot 164 paraqitje.