Thierry Henry është duke mbështetur mesfushorin e Chelseas, N’Golo Kante, për të fituar çmimin Lojtari më i Miri i Vitit në Premier Ligë, njofton Klan Kosova.
Sipas Henry, Kante po impresionon me paraqitjet e tij.
“Isha tek seanca stërvitore e Chelseas javën e kaluar dhe e pash Kanten, shkova tek ai dhe e pickova pak për ta parë nëse është i vërtetë. ‘Ti je i vërtetë’, i thash duke e ngacmuar”.
“Nuk shoh arsye që ai të mos e fitoi çmimin për Lojtarin më të Mirë të Vitit këtë sezon”, pohoi Henry.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.