Lajmet e fundit

Al Ittihad beson se do ta zyrtarizojë N'Golo Kanten si lojtarin më të ri të ekipit brenda 24 orëve, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Marrëveshja veçse është arritur javën e kaluar, ashtu sikurse edhe pjesa e parë e testeve mjekësore, derisa ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi i lojtarit.
Bisedimet finale priten të zhvillohen ditën e martë, e pastaj mesfushori francez të paraqitet në publik si lojtar i ekipit nga Arabia Saudite.