Lajmet e fundit

Janë arrestuar tre persona në Pejë, për shkak të kanosjes me armë dhe verbalisht.
Gjatë kontrollit të shtëpive të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pistoletë, 39 cop fishek të pushkës së gjuetisë dhe 88 fishek të pistoletës, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor, kishin kanosur me armë dhe verbalisht njëri tjetrin. Gjatë kontrollit të shtëpive të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 2 pushkë gjuetie, një pistoletë,39 cop fishek të pushkës së gjuetisë dhe 88 cop fishek të pistoletës”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.