Është arrestuar një burrë, mëngjesin e djeshëm, në rrugën Brigada 123 në Suharekë, pasi ka sulmuar zyrtarin policor.
I dyshuari kishte kanosur policin, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje pas intervistimit, thuhet në raportin policor.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.