Një kangur është filmuar duke tentuar të depërtojë në portën e përparme të ambasadës ruse në Australi.
CCTV e kapi atë duke u përpjekur të kalonte nëpër portën e ambasadës me bazë në Canberra përpara se të kuptonte se ishte shumë e madhe për t'u futur nëpër boshllëqe, transmeton Klankosova.tv.
Pas përpjekjeve të shumta të pasuksesshme, kanguri dorëzohet dhe vazhdon të kërcejë përgjatë shtegut.
https://www.youtube.com/watch?v=kB5OVeLzef8
Ambasada tha se ata kishin "zbuluar një përpjekje për hyrje të paautorizuar" por siguroi shikuesit se "asnjë dëm nuk u bë".
Në mediat sociale nisën tallje se kafsha po sulmonte Rusinë për luftën e tyre barbare ndaj Ukrainës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.