Lajmet e fundit

Sulmuesi, Harry Kane ka thënë se skuadra e tij, Tottenham Hotpsur do të jetë sfidues i denjë për titull të kampionit në Premier League.
Megjithatë, ai ka thënë se ka shumë punë për tu bërë dhe se fundi i sezonit është shumë larg.
“Kemi qenë konkurrentë për titull në dy vitet e fundit dhe kemi qenë shumë afër”.
“Manchester City është përpara dallueshëm tash por që ka kohë deri në fund”, ka thënë ai.
Tottenham tash për tash gjendet në vendin e tretë me pikë të barabarta me United, të cilët kanë vetëm goldallim më të mirë.