Fondacioni i Bamirësisë “amfAR” ka organizuar edicionin e saj të 27-të në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë të Francës me temën “Unë jam një yll filmi”.
Në këtë ngjarje, si pasojë e pandemisë, morën pjesë vetëm 400 persona për dallim nga herët e kaluara ku numri i pjesëmarrësve shkonte deri në 900.
Kjo mbrëmje ku u mblodhën figura të ndryshme nga bota e aktrimit, muzikës dhe modës u udhëhoq nga aktorja Sharon Stone.
Krahas këngëve dhe performancave të ndryshme ishte i hapur edhe një ankand ku u shitën piktura dhe veshje të ndryshme, pije si dhe gjerdanë.
Fondacioni “amfARD” arriti të grumbullojë mbi 11 milionë euro, shumë kjo e cila do të shkojë në ndihmë për personat e prekur me virusin HIV.
Kronikë nga Gresa Nitaj
https://www.youtube.com/watch?v=V2eK-tpEAHs
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.