Lajmet e fundit

Bayern Munich mezi ka fituar ndaj Leipzigut, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesliga.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola me Leipzigun që dominoi me raste të krijuara.
Ndërsa në pjesën e dytë fillimisht në epërsi kaluan vendasit me anë të Harry Kane, në minutën e 56’, i cili u shërbye mirë nga Jamal Musiala.
Mysafirët u kthyen në lojë me anë të Benjamin Seskos në minutën e 70’.
Megjithatë, Kane doli edhe njëherë në skenë duke realizuar për golin e fitores në minutën e 91’.
Bayerni pas fitores mbetet në vendin e dytë me 53 pikë të grumbulluara.