Lajmet e fundit
Ylli angleze ka një mesatarje prej 0.68 golash për ndeshje, ndërsa katër herë fituesi i Topit të Artë shënon gol në gati çdo dy ndeshje - 0.43 gola për përballje

Harry Kane dhe Cristiano Ronaldo do të përballen të martën mbrëma në Santiago Bernabeu, duke luftuar dy beteja të ndryshme.
Asi i Los Blancos, katër herë fitues i Topit të Artë, përballë mbretit të golave në Premierligë, që po ecën hapave të të parit.
Kane si 24 vjeçar ka arritur të shënojë 138 gola në 263 ndeshje, ndërsa në atë moshë Ronaldo pati arritur të tundë 140 rrjeta, por në 380 përballje.
Të dy kanë shënuar nga 43 gola këtë vit, por Kane i janë dashur veç 124 ndeshje për të shënuar 84 gola, ndërsa Ronaldo pati pasur nevojën e 196 ndeshjeve për po aq rrjeta të tundura.
Kane mbërrin në Madrid në formën më të mirë të karrierës, por Tottenham ende është hapa prapa Real Madrid.