Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur e ka konfirmuar që sulmuesi Harry Kane nuk do të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Manchester United.
Dyshimet për mungesën e 24 vjeçarit në këtë ndeshje u ngritën së pari të mërkurën, lidhur me fitnesin e tij, dhe pas një skanimi që shfaqi dëm të vogël në këmbën e tij të majtë.
Spurs nuk dëshirojnë që ta rrezikojnë top-golashënuesin e tyre, duke ditur se lëndimi mund t’i përkeqësohet nëse ai do të luante tani.
“Nuk mund të rrezikojmë për nesër, por do të shohim pas të mërkurës. Por nesër, është e pamundur”, e konfirmoi trajneri i Spurs, Mauricio Pochettio gjatë konferencës për shtyp.