Lajmet e fundit

Sulmuesi anglez Harry Kane thuhet se është i hapur për një kalim te Manchester United, nëse trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, e merr drejtimin e Manchester Unitedit.
Siç raporton The Telegraph, Kane mund të jetë i hapur për një ribashkim me Pochettinon, pasi që kanë punuar edhe më parë së bashku te Tottenhami.
Kane ishte i lidhur me një kalim në verën e kaluar te Manchester City, por që në fund nuk u konkretizua, për shkak të kërkesave të larta të Spurs, transmeton Klankosova.tv.
Anglezi për Tottenhamin ka zhvilluar 369 paraqitje, teksa ka kontribuar me 236 gola dhe 52 asistime. /Klankosova.tv/