Lajmet e fundit

Harry Kane ka insistuar se do të mbetet për kohë të gjatë, shumë të gjatë në Tottenham Hotspur.
Ai ka konfirmuar bisedimet me klubin nga Londra për kontratën e re, shkruan Goal.com.
“Jam i lumtur. Mendoj se spekulimet tregojnë se jam në formë të mirë. Shumë njerëz do të flasin rreth kontratës por që unë jam i lumtur këtu”.
“Ne jemi në bisedime dhe jam i sigurt se diçka do të qartësohet. Ne jemi duke biseduar dhe s’kam dyshim se do të rregullohet kjo punë”, ka thënë Kane.
Ai ka shtuar se është shumë i lumtur në White Hart Lane dhe se është i fokusuar vetëm që ta bëjë më të mirën./Klan Kosova/