Lajmet e fundit

Kandidati i partisë në pushtet, Lai Ching-te, ka dalë fitues në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit.
Pekini e kundërshtoi fuqishëm nënpresidentin aktual Lai Ching-te, duke e quajtur sondazhin një zgjedhje midis luftës dhe paqes, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Me gjysmën e votave të numëruara, kandidati nga Partia Demokratike Progresive në pushtet në Tajvan, Lai Ching-te kryeson në garën për presidencën, sipas raporteve të mediave lokale.
Vendvotimet u mbyllën të shtunën në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Tajvanit që do të përshkruajnë trajektoren e marrëdhënieve të demokracisë së vetëqeverisur me Kinën.
Kundërshtari kryesor i Lai, Hou Yu-ih nga partia nacionaliste më miqësore me Kinën, e njohur gjithashtu si Kuomintang, ose KMT, pranoi humbjen.